Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se institucioni i ngritur Qeveria Shqiptare për kontrollin e trafikut ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk ka përmbushur plotësisht detyrat dhe rolin e tij të garantimit të të drejtave të pasagjerëve.
Referuar raportit të fundit të KLSH-së, bëhet me dije se Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka marrë masat e nevojshme sa i takon kompensimeve për pasagjerët. Po ashtu, institucioni i ngarkuar me detyrë nga Qeveria nuk mbikëqyrur kompanitë ajrore e as nuk ka informuar qytetarët.
Raporti i plotë i KLSH për Autoritetin e Aviacionit Civil – 01.01.2018 – 01.01.2020
Pavarësisht faktit se Autoriteti i Aviacionit Civil vazhdimisht ka ndërmarrë masa në drejtim të garantimit të të drejtave të pasagjerëve, ky objektiv prioritar institucional, ende nuk është përmbushur plotësisht me efektivitet.
Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, kjo veprimtari institucionale si pjesë përbërëse e misionit të AAC-së, mbart një rëndësi të veçantë, dhe kërkon një rol aktiv të AAC-së kah efektivitetit të procesit që garanton të drejtat e pasagjerëve. AAC nuk ka marrë masat e nevojshme sa i takon kompensimeve për pasagjerët.
Pavarësisht mandatit të kufizuar të AAC-së, në implementimin e sanksioneve për operatorët ajror të huaj që operojnë në Republikën e Shqipërisë, ky institucion duhet të kishte ndërvepruar në mënyrë efektive me institucionet homologe, me qëllim garantimin e të drejtave të pasagjerëve.
AAC nuk ka luajtur një rol proaktiv në mbikëqyrjen e kompanive ajrore dhe në informimin e qytetarëve. AAC nuk ka monitoruar statusin e ankesave dhe nuk ka kërkuar informacion periodik javor në kompanitë ajrore lidhur me zgjidhjen e dhënë dhe ankesat e drejtuara nga qytetarët.
Discussion about this post