Mjekësia e përgjithshme këtë vit akademik ka rritur kuotat e pranimit për maturantët. Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se nga 330 pranime në vitet e mëparshme këtë vit do të kenë mundësinë të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme 430 të rinj.
“Kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miraturuar në Ministrinë e Arsimit 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme”.
Por në një kohë që mjekësia zgjerohet sepse ka kërkesa nga të rinjtë, ka universitete të tjera që po reduktojnë kuotat në shumë degë, për shkak të numrit të ulët të studentëve.
Për vitin e ri akademik 2022-2023 Universiteti i Tiranës do të pranojë më pak studentë. Janë 4.5% më pak kuota për këtë vit, në tre fakultete: Filologjiku, Shkencat Sociale dhe Gjuhët e Huaja.
Senati akademik i këtij universiteti ka miratuar se për vitin e ri akademik janë në total 4902 kuota, nga 5133 që ishin një vit më parë, duke pësuar një ulje me 231 kuota.
Sipas vendimit të rektoratit kuotat më të shumta janë ulur te Gjuhët e Huaja. Me përjashtim të anglishtes, kuotat janë ulur te të gjitha gjuhët e tjera përfshi edhe Frëngjishten, Italishten dhe gjuhën Gjermane.
Ndërkohë te Filologjiku kuotat janë ulur në degën e Historisë, Gazetarisë dhe Arkeologjisë, si dhe te Shkencat Sociale në degën Filozofi. Në tre fakultetet e tjera kuotat nuk janë reduktuar por janë të njëjta me vitin e shkuar. Te Ekonomiku do pranohen në vit të parë 1200 studentë, te Shkencat e Natyrës mbi 1 mijë, si dhe Juridiku ka 640 kuota.
tv6+1vlora
Discussion about this post