Emigrantët e paligjshëm janë bërë problem dhe diskutimi më i madh gjatë muajve të fundit në Britani.
Për këtë kryeministri Rishi Sunak pak javë më parë njoftoi se kishte arritur dhe një marrëveshje me Shqipërinë për të parandaluar shqiptarët që të shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme.
Mirëpo sipas burimeve të Home Office politika kryesore e Rishi Sunak për të ndaluar emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla nuk ka gjasa të reduktojë emigracionin e përgjithshëm të paligjshëm.
Plani me pesë pika i kryeministrit, i nisur muajin e kaluar, synon në mënyrë specifike njerëzit që vijnë nga Shqipëria. Megjithatë, një zyrtar i lartë brenda Zyrës së Brendshme i ka thënë Sky Neës se kjo nuk do të reduktojë kalimet e emigrantëve.
“Edhe sikur të ndalonit të vijnë shqiptarë, varkat do të udhëtonin përsëri me shtetas të tjerë”, tha zyrtari.
“Vendet e tyre në varka do të mbusheshin nga somalezë apo afganë që nuk kanë mundësi të paguajnë aq sa paguajnë shqiptarët. Ka një numër pothuajse të pafund njerëzish që duan të vijnë në Britani” shtoi ai.
Discussion about this post