Sot është 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet përmes aktiviteteve të shumta në të gjithë vendin. Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.
Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në dekada.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, ku atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).
8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike në 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje.
Lulja që simbolizon Ditën e Gruas
Simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. vendosin të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festë. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.
Discussion about this post