Sot të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur u tronditëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ulja e flamurit në gjysmështizë.
Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.
Ky vendim erdhi si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 34 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara. Ndërkohë më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë, ku shpalli ditë zie 8 shkurtit.
Po ashtu, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që sot flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Discussion about this post