Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja do të përballet në miqësore me Katarin. Ndeshja do të luhet në Marbella të Spanjës dhe është jashtë datave të miratuara nga FIFA. Skuadra shqiptare e përbërë me futbollistë të Superligës do të kërkojë të bërë rezultat pasi të gjithë lojtarët që do të kenë mundësinë të aktivizohen do të japin më të mirën e tyre për të zënë një vend në kombëtaren A.
Esin Hakaj: Do të jetë një ndeshje që do ta shërbejë shumë të gjithëve, jam i bindur se do të bëjmë maksimumin. Grumbullimi në Kombëtaren A është diçka shumë pozitive për çdo lojtar nga kampionati shqiptar e që ka vlerë për karrierën dhe uroj që të na ndihmojë kjo ndeshje për të pasur edhe mundësi të tjera në të ardhmen me Kombëtaren.
Ndeshja me Katarin është e para e muajit Nëntor. Kuqezinjtë do të luajnë edhe dy miqësore zyrtare ndaj Italisë më 16 dhe Armenisë më 19 Nëntor. Të dy këto takime do të mbahen në Air Albania.
Discussion about this post