Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri që kandidon për eurodeputet për partinë greke “Demokracia e re”, ka folur për mediat greke, teksa sot ka nisur dhe procesi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Në një lidhje nga qelia, Beleri për radion greke SKAI, tha se nëse zgjidhet eurodeputet do të vijojë të mbrojë të drejtat e minoritetit.
“Nëse zgjidhet eurodeputet do bëj të njëjtën gjë, do mbroj të drejtat e minoritetit, por nga një pozicion tjetër”, tha ai.
Ai tha se është nëse nuk do të lihet i lirë, deri në fund të shtatorit do të ketë mbaruar dënimin dhe kështu do mund të vijojë me mandatin si eurodeputet.
Në fund, Beleri nënvizoi se nëse shpallet i pafajshëm dhe ligji e lejon, do të pretendojë sërish të marrë kryetarin e bashkisë Himarë.
Discussion about this post