33 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
Do të jenë 7 mijë mësues administrues që do të kujdesen për të gjithë procesin e ditës së sotme të provimit të parë të Maturës Shtetërore.
Maturantët ishin udhëzuar që të paraqiten në ambientet e shkollave 90 minuta përpara nisjes së provimit të gjuhës së huaj për t’u bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për heqjen e sendeve të ndaluara, e më pas ulja e tyre sipas planit të hartuar.
Provimi i radhës do të jetë ai i Gjuhës Shqipe më 11 Qershor, më pas i Matematikës dhe provimi i lëndës me zgjedhje do të mbyllë këtë cikël.
tv6+1vlora
Discussion about this post