Ditën e sotme në orën 16:00 zhvillohet protesta e thirrur nga opozita. Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk do t’i shpëtojë dot përballjes me popullin.
Nga selia blu, kryedemokrati u tregua i rezervuar për skenarin e saj, ndërsa thekoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha nuk duhet të bëhet pjesë e protestës.
Për protestën e opozitës që do të mbahet në Tiranë ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Në një deklaratë të saj u njoftua se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.
Prej orës 15:00 nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe disa akse të tjera të qendrës. Policia thotë se ka marrë të gjitha masat e sigurisë për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.
Discussion about this post