Prokurori Altin Dumani është zgjedhur zv.drejtori i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).
Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme, prokurorët e SPAK-ut propozuan në mënyrë unanime që Dumani të rizgjidhej në këtë post.
Pas propozimit, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja vendosi që Dumani të shërbejë si zv.drejtor për dy vitet e ardhshme.
Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit dhe është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000 si dhe është një ndër prokurorët që hetoi tragjedinë e Gërdecit.
tv6+1vlora
Discussion about this post