Manchester City fitoi të enjte 3-2 me Liverpool në 1/8 e Carabao Cup dhe kalon më tej në Kupën e Anglisë. Ndeshja mes dy rivalëve prodhoi spektakël në “Etihad Stadium”, me futbollin bio që rikthehet pas Kupës së Botës. Ndeshja nisi mirë për “Qytetarët” e Guardiolës që kaluan në avantazh me Haaland në minutën e 10-të të takimit.
Të kuqtë” do reagonin shpejt dhe në minutën e 20 do shënonin me Carvalho, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin e njëjtë. Në pjesën e dytë ishte City që me Mahrez në minutën e 47 mori avantazhin, teksa vetëm një minutë më vonë ishte Salah që barazoi për 2-2.
Në minutën e 58 pas asistit të De Bruyne Manchester City shënoi golin e tretë dhe të fitores. Me këtë sukses djemtë e Guardiolës kalojnë më tej në Carabao Cup dhe gjejnë Southampton në gjysmëfinale.
Discussion about this post