Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar disa foto nga Samiti i Paqes Globale që u zhvillua në Zvicër.
Permes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní.
“FotoAlbumi i Samitit dyditor të nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër që bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota, dhe ia mbrriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së.
Paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen,” shkruan Spiropali.
Discussion about this post