Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka falenderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës, teksa përballet në luftën ndaj Rusisë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli, Stoltenberg tha se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për t’i ofruar ndihmë humanitare Ukrainës.
Sipas tij, vizita e Ramës në Kiev ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti.
“NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj në luftën ndaj Rusisë. Ne po ofrojmë mbështetje dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si dhe angazhimin tuaj për ndihmë humanitare. Vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, theksoi sekretari i NATO-s.
Stoltenberg përgëzoi vendin tonë për ratifikimin e protokolleve të Suedisë dhe Finlandën për anëtarësimin në aleancë.
tv6+1vlora
Discussion about this post