Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin kibernetik në sistemin bankar.
Ajo tha se sulmi nuk ka prekur llogaritë e individëve, ndërsa shtoi se sistemi bankar i ka marrë masat sa i takon sigurisë kibernetike.
“Dua t’ju siguroj se ka në muaj mbi 1 milion sulme, të cilat janë sulme të përditshme, pra tashmë lufta kibernetike është një luftë e prekshme dhe prek çdo sektor. Banka ka bërë komunikimet e saj. Nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët për sa i takon sigurisë kibernetike”, tha Ibrahimaj gjatë konferencës për mediat.
Discussion about this post