Kryeministri Edi Rama thotë se masat mbrojtëse që ka ndërmarrë AKSH-i ndaj sulmit kibernetik jashtë Shqipërisë po rezultojnë të suksesshme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama njofton se sistemi mbrojtës i të dhënave personale të qytetarëve dhe shërbimet qeveritare që ofrohen online janë të sigurta ka rezultuar i suksesshëm.
“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, bën me dije Kryeministri Edi Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post