Nga maji i 2023, njerëzit që duan te udhëtojnë për në BE do të duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje.
Blloku më në fund ka shpallur datën për sistemin e tij të ri të heqjes së vizave të njohur si ETIAS, i cili kërkon nga jorezidentët të plotësojnë një formular aplikimi prej 7 eurosh.
ETIAS nuk është njësoj si viza, është më e shpejtë, bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto.
Sipas të ashtuquajturit “rregulli i 90 ditëve”, britanikët, amerikanët, australianët dhe shumë shtetas të tjerë lejohen të kalojnë deri në 90 ditë në çdo 180 ditë në BE. Më gjatë dhe ata kanë nevojë për vizë.
ETIAS, “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” – ka për qëllim “të rrisë sigurinë dhe të ndihmojë në parandalimin e kërcënimeve shëndetësore ndaj bllokut”.
tv6+1vlora
Discussion about this post