Kjo fundjavë e parë e korrikut ka rikthyer sërish trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës. Të gjithë drejt bregdetit kryesisht pushues nga qytete të ndryshme ka bërë që Vlorë të tejmbushet nga automjetet.
Aksi më problematik momentalisht mbetet rruga “Transballkanike” që ka përqendrimin më të lartë të automjeteve por edhe shëtitorja Lungomare si dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum.
Për të përshkruar rrugën nga hyrja e Vlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për te shkruar.
Gjithashtu mosinformimi i turistëve në lidhje me rrugën e Lumit të Vlorës ka ndikuar sërish në trafikun në qytet.
tv6+1vlora
Discussion about this post