Me tensione është zhvilluar sot seanca në GJKKO, ku ish-presidenti Ilir Meta do të njihej me masën e sigurisë.
Kreu i PL-së nuk është përmbajtur aspak kur ka parë përballë tij prokurorët, veçanërisht Altin Dumani. Jo vetëm fjalë ofenduese drejt kreut të SPAK, po Meta edhe e ka kërcënuar duke i thënë “mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.
“Dum duman, qen”, i është drejtuar ai prokurorit Dumani, teksa në një moment ai ka kapur veshin e tij duke thënë: “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, ka thënë presidenti i Partisë së Lirisë ndër të tjera.
Mirëpo burime për media bëjnë me dije se pavarësisht sulmeve dhe fjalorit ofendueses të Metës, Dumani ka qëndruar i qetë duke mos reaguar në asnjë moment, teksa krah tij ishte edhe prokurori Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Pas përplasjeve seanca është shtyrë për në orën 13.30 pasi avokatët e Metës, Kryemadhit dhe të akuzuarve të tjerë kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet.
Ilir Meta akuzohet për për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
Discussion about this post