Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj.Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.
Kujtojmë se me vendimin e gjykatës, vula e Partisë Demokratike iu dha ish-kryeministrit Sali Berisha.
Discussion about this post