Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare nga Shkodra, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për një vend normal dhe për politikanë normalë.
Duke u ndalur tek protestat e opozitës, diplomati italian u shpreh se parlamentit i duhet një opozitë e fortë e serioze dhe jo një opozitë që shkakton kaos.
“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjmë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë shërbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevojë njerëzit nga politika e të gjithë kahëve politike, mazhoranca apo opozita. Gjëja e dytë që kam evidentuar me grupin e miqësisë parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë, ka qenë një tjetër këndvështrim në atë mbrëmje, një shpirt ndoshta edhe Italian, ku të gjithë së bashku po diskutonin larg zhurmës dhe debateve brutale, por me një shpirt të butë për të mirën e njerëzve për nevojat e kombit, dhe është ajo fryma që i duhet vendit.
Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik i të gjithëve, dhe mua më pëlqen që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris, dhe janë zgjedhësit ato që vendosin kush qeverisë, çdo dy vite, çdo vite, 1 herë në katër vite për qeverinë, 1 herë në 4 vite për zgjedhje lokale, ai është momenti kur qytetarët shprehen. Në këto 4 vite mua do të më pëlqente që politikanët të zgjidhnin formën e civilizimit dhe dialogut që nuk është gjithmonë përballje mes akuzave, dhunës verbale, e të shpresojmë që të mos ketë dhunë të asnjë forme tjetër”, u shpreh Bucci.
Discussion about this post