Një 64-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako kokainë. V.S u kap në Gjirokastër, pasi policia ushtroi kontroll në automjetin e tij tip ‘Benz’ konstatoi se 64-vjeçari kishte fshehur në kroskotin e makinës. Nga kontrollet, policia sekuestroi edhe dy aparate celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post