Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka kontaktuar me homologun e tij, Niko Peleshi pas tërmetit që goditi mbrëmjen e djeshme vendin tonë.
Mehaj i ka shprehur gatishmërinë e plotë të Kosovës dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.
Ndër të tjera ai shkruan se është në komunikim me Peleshin, për monitorimin e situatës në vazhdim.
Postimi i plotë:
Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.
Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.
Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!
Discussion about this post