Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur informacionet e para mbi një tërmet që goditi Fierin mbrëmjen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i regjistruar kishte një magnitudë prej 3.8, dhe ndodhi më 25.10.2024, në orën 19:32. Epiqendra u identifikua në fshatin Kuman të Bashkisë Fier, me koordinatat 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Deri tani, nga informacionet e marra nuk raportohen dëmtime në infrastrukturë apo probleme për banorët. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet për çdo eventualitet të mëtejshëm.
Postimi:
Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42. Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Discussion about this post