Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë gjallë nën rrënoja – edhe pse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pamundura.
Pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga mbeturinat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore, tregon video nga dega e CNN, CNN Turk. Burri shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon dhe u kap duart.
Ende ka shpresë për të nxjerrë të mbijetuarit nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, paçka se shanset janë të pakta. Një foshnjë shtatë muajshe është shpëtuar nga rrënojat në një ndërtese të shembur në Turqi. Hamza ishte nën rrënoja për mbi 139 orë.
Dëgjohen duartrokitje dhe brohoritje ndërsa foshnja tërhiqet nga rrënojat.
Discussion about this post