Ndihma e menjëhershme e Greqisë për Turqinë ka bërë që mes dy shteteve të hapet një kapitull i ri.
Ministri i Jashtëm i turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm Eli Cohen në Ankara.
Cavusoglu shprehu falënderimet e tij për Izraelin për mbështetjen që i ofroi, duke përmenduar veçanërisht Greqinë.
“Me tërmetin hapëm një faqe të re me Greqinë ”, tha ai ndër të tjera.
Kthimi i faqes në marrëdhëniet mes dy vendeve nisi pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë, pasi Greqia ishte ndër të parët që çoi ekip kërkim shpëtimi si dhe më pas ministri i Jashtëm Nikos Dendias shkoi për një vizitë në Antioki, ku tha se Greqia është e gatshme të ndihmojë edhe më tej.
Discussion about this post