Opozita dhe mazhoranca kanë caktuar ekspertët e tyre të cilët do të bashkëpunojnë për hartimin e reformës territoriale. Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, dy bashkëkryetarët, Dhurata Çupi dhe Anila Denaj kanë prezantuar ekspertët si dhe kanë deklaruar se për reformën do të ketë dëgjesa me institucione dhe shoqëri civile.
Për ndarjen e re territoriale do të dëgjohen edhe Bashkitë.
Ndërkohë, deputetë të opozitës kërkuan që në hartimin e reformës territoriale të merren edhe eksperiencat e shteteve të tjera të rajoni, në mënyrë që reforma të mos ketë mangësi në implementimin e saj.
tv6+1vlora
Discussion about this post