Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 9500 persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri.
Shifra nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit. Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.
Në Turqi, mbi 11.300 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman. Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Aleppos, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018.
Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti. Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar ekipet e kërkime shpëtimet.
Discussion about this post