Binance, kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave ka të ngjarë të braktisë marrëveshjen për të blerë rivalin FTX, raportoi këtë të mërkurë WËall Street Journal, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.
Binance u befasua nga “një gropë e madhe që gjeti në financat e FTX”, thuhet në raport.
Binance dhe FTX nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment.
Binance nënshkroi një marrëveshje jodetyruese të martën për të blerë FTX, për të ndihmuar në mbulimin e një “krize likuiditeti” në bursën rivale, në një paketë shpëtimi që ngriti shqetësime të shumta mes investitorëve në lidhje me kriptovalutat.
Prej njoftimit të marrëveshjes për blerjen e FTX, tregu i kriptomonedhave ka pësuar një goditje të madhe, me monedha si Bitcoin dhe Ethereum që kanë rënë në nivelet më të ulëta prej 2020-ës.
Discussion about this post