Avioni i kryeministrit zbriti në aeroportin e Athinës rreth orës 11:30 me orën lokale. Në facebook Rama publikoi video nga atmosfera elektrizuese shoqëruar dhe me mesazhin: Po vij!
Kryeministri u prit në aeroport nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga. Rama shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, rreth 100 bashkëpunëtorë të tij ministra e deputetë. 50 gazetarë shqiptarë do të ndjekin vizitën e tij.
Discussion about this post