Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e Bashkive të vendit. Bëhet me dije se ky takim pritet të mbahet në Kryeministri në sallën COD .
Bëhet me dije se temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë sezoni turistik , por edhe ligji për legalizimet. Në takim janë ftuar të 61 kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të djathtë.
Kujtojmë që tashmë është bërë një traditë që kreu i qeverisë çdo verë mbledh kryebashkiakët për të diskutuar për turizmin, por edhe për problemet që mund të hasen bashkitë.
Discussion about this post