Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se krahasuar me një vit më parë, 74% më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë. Ndërkohë, vetëm për muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54% krahasuar me muajin shkurt të një viti më parë.
“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.
Shqipëria është vendi i dytë krahasuar me vendet e Europës që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit, në raport me para krizën e pandemisë, sipas të dhënave të Eurostat. Sipas Eurostat, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë net qëndrime në akomodimet turistike në 2022-n, me një rritje prej 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021-n, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%
Discussion about this post