Pas arrestimit me bujë në Durrës, dosja e Armando Sulejmanit, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Por, pavarësisht faktit se institucioni i akuzës kërkoi që Çipuri të mbahej në burg, Gjykata caktoi më 8 mars masën e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’ duke e lënë të lirë emrin e njohur të botës së krimit.
Arrestimi i Cipurit
Më dt.21.02.2024, rreth orës 20:30 gjate patrullimit nga shërbimet e Forcës se Posaçme “ Shqiponja” në lagjen nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB627IE. Nga ana e shërbimit është bëre verifikimi i kësaj targe nga salla operative, ku ka rezultuar se kjo targe i përkiste një automjeti tip “Land Rover”, e cila është denoncuar e vjedhur ne Tirane. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë bërë shenjë drejtuesit të tij që të mos lëvizte nga mjeti, por në këto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.
Pasi ka ecur disa metra ka ndaluar për shkak se rruga ka qenë e bllokuar me një grumbull dheu ndërkohe aty janë afruar punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Armando Sulejmani, lindur dhe banues në Vlorë. Gjatë kontrollit qe i është bëre automjetit te tij tek leva e marshit është gjetur e mbështjelle në qese një kaçavidë së bashku me disa vida si ato që shërbejnë për fiksimin e targave të mjeteve, ndërsa në bagazhin e këtij mjeti janë gjetur dy targa automjetesh AB273GY .Pasi është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit te Policisë Durrës është bërë identifikimi i mëtejshëm i targave që kishte të vendosura në automjetin e tij, ky shtetas, të cilat rezultojnë të shpaluara në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane në datën 03.11.2023 pasi ato i përkisnin një automjeti tip “Land Rover” i denoncuar i vjedhur. Ndërsa dy target AB273GY të gjetura në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në përdorim nga shtetasi Armando Sulejmani rezultojnë se ishin targat e rregullta të këtij automjeti, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit L.Z.
Apeli
Pasi e shqyrtoi çështjen, gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” çdo datë 7-17 të muajit, ora 11.00. Prokuroria e Tiranës e kundërshton këtë vendim dhe ka bërë apel në shkallën e dytë të gjyqësorit, e cila vendosi mospranimin e ankimit, për pasojë Sulejmani do të vijojë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur. Armando Sulejmani dyshohet një prej emrave më të njohur të krimit në Vlorë dhe për përfshirje në krime të rënda.
Discussion about this post