Donald Trump ka mbajtur një konferencë për mediat, një ditë pasi gjykata e shpalli fajtor për 24 akuza. Ai e nisi fjalimin duke thënë: “Këta janë njerëz të këqij. Besoj se në shumë raste këta janë njerëz të sëmurë.”
Ai tha se miliona njerëz po vijnë nga burgjet dhe institucionet mendore, nga të gjitha pjesët e botës, jo vetëm nga Amerika e Jugut, por edhe nga Afrika, nga Azia dhe Lindja e Mesme.
“Ne kemi një president dhe një grup fashistësh që nuk duan të bëjnë asgjë për këtë, sepse ata mund ta ndalonin tani. Ata po shkatërrojnë vendin tonë. Vendi ynë është në gjendje shumë të keqe. Dhe ata janë shumë kundër meje, pasi unë po them këto gjëra.”
Trump kundërshtoi urdhrin e gjykatësit, i cili e pengoi atë të fliste në sallën e gjyqit.
“Asnjë kandidat presidencial nuk ka qenë ndonjëherë nën një urdhër të rremë më parë. Më është dashur të paguaj mijëra dollarë gjoba dhe jam kërcënuar me burg,” tha ish-presidenti amerikan.
Ai vazhdoi, “Mendojeni këtë: unë jam kandidati kryesor. Unë jam duke e udhëhequr Bidenin shumë dhe po i çoj republikanët deri në pikën e fundit. Kështu që unë jam kandidati kryesor për president.
Trump gjithashtu vuri në dyshim aktakuzën, që e akuzon atë me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.
“Kam paguar një avokat, tërësisht ligjor. Nuk është ndërtim Sheetrock, apo ndonjë gjë tjetër. Është një shpenzim ligjor. Mendoni për këtë. Kështu ishte falsifikimi i të dhënave të biznesit. Dhe unë thashë, si do ta quani tjetër?”, tha Trump.
Ai tha se amerikanët e dinë se është një mashtrim dhe se vendimi do të apelohet.
“Ky është një mashtrim. Ka një gjyq të stisur. Nuk duhet të isha në atë vend. Ne nuk duhet ta kishim atë gjyqtar, vazhdoi Trump.
Ndërsa kundërshtoi vendimin, duke e quajtur gjyqin qesharak, ai pretendoi se “do të shkojë në burg për 187 vjet”. Por realisht nuk ka gjasa që të përballet me një dënim të gjatë dhe ndoshta nuk mund të shkojë fare në burg.
Trump u dënua për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, një krim i klasit E që dënohet me gjobë, me kusht ose deri në katër vjet burg për çdo akuzë.
Discussion about this post