Fredi Beleri nga qelia ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të vendit në Parlamentin Europian, si eurodeputet i partisë Demokracia e Re.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beleri e cilëson zgjedhjen e tij si eurodeputet si një fitore të dritës mbi errësirën.
“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës”, shkruan Beleri ndër të tjera.
Teksa ka falenderuar familjen e tij, grekët që i besuan dhe e votuan, Beleri s’ka “kursyer” falenderimet as për kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis i cili i dha mundësinë që të jetë kandidat.
Gjithashtu, Beleri u përcolli dhe një mesazh “vëllezërve të tij të helenizimit verior” duke u thënë që duke filluar nga sot ata mund të ndihen më të fortë pasi zëri i minoritetit tani do të jetë dhe më i fortë.
Kujtojmë se Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga Demokracia e Re, në zgjedhjet europarlamentare në Greqi. Si duket vendi për Belerin është i sigurt pasi partia e Mitsotakisit do të përfaqësohet në PE nga 7 deputetë.
“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Faleminderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve.
Dua të falënderoj nga zemra të gjitha Greket dhe Grekët që më nderuan me votën e tyre. Familjen time që u bë gjatë kësaj periudhe mbështetja dhe zëri im. Miqtë në gjithë Greqinë që qëndruan pranë meje në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe natyrisht kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës.
Vëllezërve të mi të helenizmit verior dua t’u them se nga sot edhe ata mund të ndihen më të fortë. Dhe çdo bashkëqytetari tonë se si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tone”, deklaron Beleri në reagimin e tij”, shkruan Beleri.
Discussion about this post