Qëllimet kryesore për pushime, shëndetësi dhe biznes
Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri raportohen se kanë si qëllim të vizitës së tyre pushimet.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në periudhën Janar – Qershor 2022 në vendin tonë erdhën rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, nga të cilët 2.4 milionë për arsye turistike. Rreth 500 persona kanë hyrë për qëllime shëndetësore dhe 244 për qëllime fetare.
I lartë është edhe numri i të huajve që e përdorin Shqipërinë si një vend tranzit. Në 6 muajt e parë të këtij viti, rreth 92 000 persona udhëtuan drejt shteteve të tjera përmes vendit tonë. Kjo shënon një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu udhëtimet që kanë si arsye të bërit biznes kanë ardhur në rritje. Ne periudhën Janar – Qershor 2022 ka mbi 51 mijë të huaj që hynë në Shqipëri me këtë qëllim, rreth 7500 persona më shumë se sa 6 muajt e parë të vitit 2021.
tv6+1vlora
Discussion about this post