Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të ulë çmimet e karburantit.
“Ne sot morëm vendimin e fundit të bordit, nafta u ul me 6 lekë, benzina me 7 lekë dhe gazi me 2 lekë për konsumatorin”, u shpreh ministrja në një konferencë për mediat.
Nga sot nafta do të shitet me 243 lekë, benzina me 235 lekë dhe gazi me 81 lekë.
Çmimet e caktuara do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ministrja shtoi se do të ketë edhe një rishikim të buxhetit për të realizuar edhe një paketë të ardhshme anti-krizë.
https://www.facebook.com/delinaibrahimaj/videos/3262569193961347
tv6+1vlora
Discussion about this post