Një litër naftë në vend do të shitet me 216 lekë. Vendimi është marrë sot nga Bordi i Transparencës.
Ndërsa benzina do të shitet me 194 lekë /litri dhe gazi me 77 lekë/litri.
Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, benzina me 4 lekë dhe gazi me 1 lek.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.
tv6+1vlora
Discussion about this post