Vangjel Tavo është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht në bashkinë e Himarës.
Një një deklaratë të shkurtër për gazetarët sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tha se kandidatura e Tavos vjen për shkak se ai është njohës i mirë i zonës.
“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.
Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.
Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.
4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës”, tha Klosi.
Discussion about this post