Slloveni Slavko Vinçiç do të arbitroj në ndeshjen e së hënës mes Polonisë dhe Shqipërisë. Vinçiç ka marrë stemën e FIFA-s 13 vite më parë dhe ka drejtuar kuqezinjtë në vitin 2019 për sfidën eleminatore me Francën në përurimin e stadiumit “Air Albania”.
Ndihmës te tij do të jenë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi. Slloveni ka drejtuar 12 ndeshje në Champions dhe 19 në Europa League ndërsa sezonin e kaluar arbitroi sfidën çerekfinale Chelsea-Porto por kulmin e arriti ne finalen e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.
Vinçiç nuk është një emër i panjohur. Nje kuriozitet që lidhet me Vinçiç është se në vitin 2020 u arrestua gabimisht nga policia me akuzat për prostitucion dhe trafik droge por shumë shpejt ai u lirua pasi bëhej fjalë për një person tjetër.
Discussion about this post