Armando Brojës i mjaftojnë vetëm 5 minuta në fushë për të fituar një penallti. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t u aktivizua në minutën e 79’ nga trajneri Potter dhe në të 84-ën i shpëtoi mbulimit të McTominay në zonë, por skocezi e mbajti, duke i hequr mundësinë e goditjes.
Megjithatë veprimi i skocezit nuk u shpëtoi syve të arbitrit, që akordoi menjëherë penallti, pavarësisht protestave të “djajve të kuq’, teksa nga pika e bardhë shkoi italo-braziliani Jorginho, që shënoi golin e avantazhit.
Mirëpo avantazhi i Chelsea-t nuk zgjati shumë teksa afër fundit të takimit në minutën e 90+4′ braziliani Casemiro do të barazonte për “Djajtë e Kuq”.
Discussion about this post