Argjentina fitoi 3-0 kundër Kroacisë duke arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës. Një video e re është publikuar në rrjetet sociale ku objektiv është gjyqtari anësor.
Në golin e dytë të argjentinasve, ai vrapon, por futet dukshëm në fushë për të qenë sa më pranë aksionit. Kjo s’i ka shpëtuar syrit të tifozëve që menjëherë e kanë bërë virale në rrjetet sociale.
Me sa duket, me apo pa dëshirë, Argjentina të bën tifoz dhe harron në momente të caktuara se për çfarë je në fushë.
Discussion about this post