Një biznes në Sarandë ra pre e grabitësve gjatë natës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë, në biznesin e një 62-vjeçari, të cilit i morën një kasafortë dhe një shumë parash.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash”, tha policia në një njoftim për mediat.
Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
tv6+1vlora
Discussion about this post