3 persona janë vënë në pranga të policisë në Sarandë, pasi vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri.
A.H, 50-vjeç, K.L, 37-vjeç, V.D, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa J.H, 32-vjeç, si dhe A.Sh me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, të dy banues në Sarandë u arrestuan për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Pas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post