Pas djegies së tre makinave një ditë më parë, në Vlorë një tjetër mjet është përfshirë nga flakët
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë zonës së Lungomares. Mjeti është djegur pjesërisht për shkak të lajmërimit në kohë të zjarrfikëses.
Policia thotë se mjeti është në pronësi të shtetasit A.H dhe dyshohet se është djegur si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
‘Më datë 31.12.2022, gjatë natës, në lagjen “Pavarsia 2”, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’- njofton policia.
Discussion about this post