Zbardhen 4 raste të vjedhjes, në disa banesa, në lagjen “Kushtrimi”. Vihet në pranga autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Property”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur.
Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 06.04.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. L., disa pajisje elektroshtëpiake dhe bizuteri; më datë 24.07.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit H. R.; më datë 13.11.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. P. dhe më datë 22.11.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. N., vegla pune të ndryshme.
Vlorë/Vijon operacioni policor i koduar “Jackpot”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 36 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij. Gjatë kontrollit të banesës së 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës thikë dhe 1 mjet që shërben për të thyer xhamin, që ky shtetas dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjen e disa produkteve ushqimore, në një market, në Delvinë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post