VLORË– Një person është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë në një zyrë të një firme ndërtimi. Në pranga ka rënë Saldjon Çela, i dënuar më parë për vjedhje, e ndërsa është shpallur në kërkim shoku, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Bëhet fjalë për një shumë rreth 150 mijë lekë.
Çela dhe shoku i tij vodhën paratë në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri.
“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, të maskuar, vodhën duke kërcënuar me armë zjarri kallashnikov, një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve, shtetasi Saldjon Çela”, njofton Policia.
Discussion about this post