Sot, rreth orës 17:45, në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin R. B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë, shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi E. S., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë. Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post