Një tjetër rast i ngjashëm me plazhin e Jalës ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Jonufrës. Një 40-vjeçar i identifikuar si H.K., ishte duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dhe dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht 7-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kanë kaluar vetëm 3 ditë nga një ngjarje e ngjashme në plazhin e Jalës, ku dy të rinj nga Tirana, A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe mbetën të plagosur nga gomonia që doli në breg dhe i shkaktoi dëme në fytyrë e trup. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
37-vjeçari Gjergj Priftuli, pronari i gomones turistike Gjergj Priftuli humbi kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg.
tv6+1vlora
Discussion about this post