Policia Rrugore është prezente gjithnjë e më shumë në të gjitha akset rrugore të vendit, duke siguruar mirëqenien e të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që janë viktima të aksidenteve. Policia Rrugore në Vlorë në vijim të kontrolleve intensive ka arrestuar tre drejtues mjetesh pasi i kapi në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu është bërë me dije edhe pezullimi i lejes së drejtimit për shtatë drejtues të tjerë, katër prej tyre për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit nën ndikim e alkolit. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Policia Rrugore e Vlorë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit
Discussion about this post