Charles Sobhraj, vrasësi famëkeq francez që frymëzoi serialin televiziv të nominuar për çmime “Gjarpri”, u lirua nga një burg në Nepal të premten.
“Sobhraj është liruar nga burgu. Ai është dorëzuar në departamentin e emigracionit. Zyrtarët në departamentin e imigracionit na informuan se ai do të deportohej në Francë së shpejti, që sot”, tha për CNN Ishwari Prasad Pandey, një zyrtar në burgun qendror të Nepalit.
Sobhraj, 78 vjeç, ka vuajtur një dënim të përjetshëm në Nepal për vrasjen e dy turistëve në vitin 1975, por shumë nga vrasjet e tij të supozuara mbeten të pazbardhura. Ai u lirua pasi gjykata e lartë e Nepalit urdhëroi lirimin e tij të mërkurën për shkak të moshës dhe shëndetit të tij.
“Gjarpri” vuan nga një sëmundje e zemrës dhe ka nevojë për një operacion, tha gjykata.
Zyrtarët lokalë thanë se po organizonin dëbimin e menjëhershëm të Sobhraj, dhe të premten ai është larguar nga vendi. “Ne po punojmë për mbledhjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme të udhëtimit për të deportuar Sobhraj në Francë.”
I lindur në Saigon të administruar nga Franca, Vietnam, Sobhraj u burgos fillimisht në Paris në 1963 për vjedhje, por vazhdoi të akuzohej për kryerjen e krimeve në një listë vendesh: Francë, Greqi, Turqi, Iran, Afganistan, Pakistan, Nepal, Indi, Tajlandë dhe Malajzi.
Ai gjithashtu u arratis nga burgu në disa vende dhe prirja e tij për t’iu shmangur autoriteteve i dha pseudonimin “Gjarpri”.
Sipas biografëve të tij, Sobhraj përfundimisht pranoi të paktën 12 vrasje midis viteve 1972 dhe 1976. Megjithatë, numri i tij i vërtetë i viktimave nuk dihet.
Në vitin 2014, një gjykatë nepaleze e dënoi Sobhraj për vrasjen e vitit 1975 të turistit kanadez Laurent Carrière, duke dhënë një dënim 20-vjeçar.
Drama e BBC/Netflix e vitit 2021 e quajtur “Gjarpri” bazohet në historinë e vrasjeve të supozuara të Sobhraj. Tregon se si për vite me radhë, ai i shmangej ligjit në të gjithë Azinë, ndërsa dyshohet se drogoi, grabiti dhe vriste përgjatë të ashtuquajturës “shtegu hipi” – ndërsa ish-diplomati holandez Herman Knippenberg punoi me autoritetet për ta kapur atë.
Discussion about this post